Herberge für Frauen

A jeni të rrezikuar apo të goditur nga dhuna në familje dhe dëshironi të shkoni në shtëpi? Gjendeni në situatë ku urgjent ju duhet ndihma si banim të përkohshëm për ju dhe fëmijët tuaj?

Ju tek ne gjeni pranim, pavarësisht nga kombësia juaj, përkatësia fetare apo nga të ardhurat tuaja.

Ne ju ofrojmë një mundësi banimi, me përcjellje, për kohë maksimale deri në 6 muaj. Ju do të keni dhomën tuaj dhe i ndani dhomat e tjera të përbashkëta me gra të tjera dhe fëmijët e tyre.

Ju keni kohë të qartësoheni mbi perspektivat tuaja për të ardhmën. Gra eksperte ju informojnë, këshillojnë dhe përkrahin juve gjatë hapave tuaj të mëtejmë. Ato do t’ju ndihmojnë juve gjatë pyetjeve rreth jetës së përditshme dhe sipas nevojës do t’ju ndërmjetësojnë kontakte për këshillimoret profesionale, tek institucionet, mjeket dhe mjekët, avokatet dhe avokatët etj. Nëse ka nevojë, ne po ashtu e sqarojmë me ju financimin e vendqëndrimit tuaj në strehimore.

Ne nuk i pranojmë gratë, të cilat nuk e kanë moshën e plotë (të cijat janë të mitura), të cilat janë të varura nga alkoholi apo droga. Po ashtu edhe gra të cilat për arsye të sëmundjeve apo një hendikepi i nevojitet përkujdes i vecantë.​

Ju jeni në një situatë emergjente dhe ju duhet përkohësisht një shtëpi?​

  • Në çdo kohë mund të ju pranojmë.
  • Për shkaqe të sigurisë lokacioni i Shtëpisë së sigurtë për gra mbahet sekret, por ekziston numri postar.
  • Përderisa është e mundur, merrni me vete dokumentet e juaja më të domosdoshme (identifikimin, kartelat bankare), barërat që i keni të domosdoshme, lodrat e dashura dhe gjëra shkollore për fëmijë dhe çelsin e banesës.
  • Të punësuarit në Shtëpinë e sigurtë për gra janë të obliguar në diskrecion.

Ne nuk i pranojmë gratë, të cilat nuk e kanë moshën e plotë (të cijat janë të mitura), të cilat janë të varura nga alkoholi apo droga. Po ashtu edhe gra të cilat për arsye të sëmundjeve apo një hendikepi i nevojitet përkujdes i vecantë.​