Herberge für Frauen
A jeni të rrezikuar apo të goditur nga dhuna në familje dhe dëshironi të shkoni në shtëpi? Gjendeni në situatë ku urgjent ju duhet ndihma si banim të përkohshëm për ju dhe fëmijët tuaj?
Ju tek ne gjeni pranim, pavarësisht nga kombësia juaj, përkatësia fetare apo nga të ardhurat tuaja.
Ne ju ofrojmë një mundësi banimi, me përcjellje, për kohë maksimale deri në 6 muaj. Ju do të keni dhomën tuaj dhe i ndani dhomat e tjera të përbashkëta me gra të tjera dhe fëmijët e tyre.
Ju keni kohë të qartësoheni mbi perspektivat tuaja për të ardhmën. Gra eksperte ju informojnë, këshillojnë dhe përkrahin juve gjatë hapave tuaj të mëtejmë. Ato do t’ju ndihmojnë juve gjatë pyetjeve rreth jetës së përditshme dhe sipas nevojës do t’ju ndërmjetësojnë kontakte për këshillimoret profesionale, tek institucionet, mjeket dhe mjekët, avokatet dhe avokatët etj. Nëse ka nevojë, ne po ashtu e sqarojmë me ju financimin e vendqëndrimit tuaj në strehimore.
Ne nuk i pranojmë gratë, të cilat nuk e kanë moshën e plotë (të cijat janë të mitura), të cilat janë të varura nga alkoholi apo droga. Po ashtu edhe gra të cilat për arsye të sëmundjeve apo një hendikepi i nevojitet përkujdes i vecantë.